Organizata Shqiptaria ka reaguar ndaj sjelljes së futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, si dhe ndaj thirrjeve politike të një grupi tifozësh gjatë ndeshjes Shqipëri–Izrael.
Në reagimin e saj, organizata vlerëson se reagimet agresive ndaj futbollistëve izraelitë dhe thirrjet politike nuk kanë lidhje me sportin, interesin kombëtar shqiptar apo traditën e mikpritjes së shqiptarëve.
Po ashtu, Organizata Shqiptaria i ka bërë thirrje Federata Shqiptare e Futbollit që të shqyrtojë sjelljen e Hysajt dhe të ndërmarrë masat e nevojshme disiplinore, ndërsa ka kërkuar edhe identifikimin e personave që përdorin stadiumet për thirrje politike dhe përçarëse.
Sipas organizatës, stadiumet duhet të mbeten ambiente sportive dhe jo arena për konflikte apo agjenda politike.