Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Organizata Shqiptaria dënon ashpër ndërhyrjet e klerikëve islamikë dhe BIK-ut: Ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme për të kryer ceremoni fetare në varrime, edhe kur personi nuk ka qenë pjesë e këtij besimi

Organizata Shqiptaria dënon ashpër ndërhyrjet e klerikëve islamikë dhe BIK-ut: Ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme për të kryer ceremoni fetare në varrime, edhe kur personi nuk ka qenë pjesë e këtij besimi

Oragnizata Shqiptaria ka dalë me një reagim publik, dënon disa veprime të klerikëve islamikë dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas kësaj organizate këto veprime përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut.

“Organizata Shqiptaria dënon ashpër ndërhyrjet e klerikëve islamikë dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), të cilët, duke mos respektuar amanetet e të ndjerëve dhe dëshirat e familjarëve, ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme për të kryer ceremoni fetare në varrime, edhe kur personi nuk ka qenë pjesë e këtij besimi. Këto veprime përbëjnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut, të garantuara me konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke cenuar dinjitetin e individit dhe vullnetin e familjes së tij”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se e drejta e një personi për të zgjedhur besimin duhet të rrespektohet.

“E drejta e çdo personi për të zgjedhur besimin ose për të mos besuar në asnjë fe duhet të respektohet plotësisht, sidomos në momentet më të ndjeshme, si varrimi. Ne nuk mund të lejojmë që të drejtat kulturore dhe humane të shkelën në emër të ideologjive fetare që shkojnë kundër frymës laike dhe pluraliste të shoqërisë kosovare.

Gjithashtu, organizata Shqiptaria kërkon nga institucionet e drejtësisë dhe organet kompetente të ndërhyjnë urgjentisht dhe të ndërmarrin masa ndaj hoxhallarëve dhe përfaqësuesve të BIK-ut, të cilët abuzojnë me pushtetin e tyre fetar dhe shpesh përfitojnë dyfish nga financimi i komunave për ceremonitë e varrimit dhe nga detyrimi i qytetarëve për të paguar anëtarësinë në BIK, edhe kur varrimet financohen nga buxheti publik”, thuhet ndër të tjera.

Sipas Organizatës, është e papranueshme që komunitetet e tjera fetare dhe qytetarët që nuk janë pjesë e Islamit të përjashtohen nga këto fonde publike.

“Është e papranueshme që komunitetet e tjera fetare dhe qytetarët që nuk janë pjesë e Islamit të përjashtohen nga këto fonde publike, duke e thelluar kështu diskriminimin. Ne organizata Shqiptaria theksojm se këto praktika nuk përfaqësojnë as besimin e as kulturën e popullit shqiptar dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të tyre për të ruajtur karakterin laik dhe demokratik të shtetit të Kosovës”, ka thënë“, thuhet tutje në reagim.