Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ‘Organizata Shqiptaria’: Dënojmë ashpër aktin terrorist të kryer nga një shqiptar në Linz am Rhein, Gjermani

‘Organizata Shqiptaria’: Dënojmë ashpër aktin terrorist të kryer nga një shqiptar në Linz am Rhein, Gjermani

“Organizata Shqiptaria” ka reaguar pas rastit të sotëm në Gjermani ku një 29-vjeçar shqiptar, i armatosur me një thikë të madhe, hyri në një stacion policie me qëllim të vrasjes së policëve gjermanë, shkruan TV Arbëria.

Në një komunikatë për media nga “Organizata Shqiptaria” thonë se e dënojnë në mënyrën më të ashpër këtë akt të terrorit dhe thekson se këto veprime nuk pasqyrojnë vlerat, kulturën apo traditën shqiptare

“Sot, më datë 6 shtator 2024, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Linz am Rhein, Gjermani, ku një 29-vjeçar shqiptar, i armatosur me një thikë të madhe, hyri në një stacion policie me qëllim të vrasjes së policëve gjermanë. Ky akt i tmerrshëm dhe i pamoralshëm është një goditje e rëndë për imazhin e shqiptarëve në diasporë dhe për paqen dhe sigurinë e shoqërisë.

‘Organizata Shqiptaria’ dënon në mënyrën më të ashpër këtë akt të terrorit dhe thekson se këto veprime nuk pasqyrojnë vlerat, kulturën apo traditën shqiptare. Ky incident i dhunshëm, i frymëzuar nga indoktrinimi dhe ekstremizmi fetar, është një shembull tjetër i rrezikut të vazhdueshëm që paraqet “islami politik” dhe ndikimi i “imamëve dhe hoxhallarëve ekstremistë” që veprojnë nën maskën e fesë.”

Tutje, kjo organizatë kërkonë nga Qeveria e Kosovës që të marrë masa të menjëhershme kundër “ekstremizmit islamik” dhe të ndërpresë çdo aktivitet të “Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK)” dhe bashkësive të tjera fetare nga Kosova që veprojnë në diasporë, duke përfshirë Gjermaninë.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të marrë masa të menjëhershme kundër “ekstremizmit islamik” dhe të ndërpresë çdo aktivitet të “Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK)” dhe bashkësive të tjera fetare nga Kosova që veprojnë në diasporë, duke përfshirë Gjermaninë. Këto struktura fetare po shërbejnë si platformë për propagandë dhe indoktrinim të të rinjve shqiptarë, duke i shtyrë ata drejt akteve të dhunës dhe përçarjes.

Ne kërkojmë që Qeveria e Kosovës të investojë më shumë në “kulturën shqiptare”, edukimin kombëtar dhe promovimin e identitetit tonë kombëtar. Vetëm përmes fuqizimit të rrënjëve tona kulturore dhe historike mund të mbrojmë të rinjtë shqiptarë nga ndikimet e dëmshme të ekstremizmit fetar“, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë: 

*Komunikatë për Media – Organizata Shqiptaria*

*Dënojmë ashpër aktin terrorist të kryer nga një shqiptar në Linz am Rhein, Gjermani*

Sot, më datë 6 shtator 2024, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Linz am Rhein, Gjermani, ku një 29-vjeçar shqiptar, i armatosur me një thikë të madhe, hyri në një stacion policie me qëllim të vrasjes së policëve gjermanë. Ky akt i tmerrshëm dhe i pamoralshëm është një goditje e rëndë për imazhin e shqiptarëve në diasporë dhe për paqen dhe sigurinë e shoqërisë.

*Organizata Shqiptaria* dënon në mënyrën më të ashpër këtë akt të terrorit dhe thekson se këto veprime nuk pasqyrojnë vlerat, kulturën apo traditën shqiptare. Ky incident i dhunshëm, i frymëzuar nga indoktrinimi dhe ekstremizmi fetar, është një shembull tjetër i rrezikut të vazhdueshëm që paraqet *islami politik* dhe ndikimi i *imamëve dhe hoxhallarëve ekstremistë* që veprojnë nën maskën e fesë.

Kërkojmë nga *Qeveria e Kosovës* që të marrë masa të menjëhershme kundër *ekstremizmit islamik* dhe të ndërpresë çdo aktivitet të *Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK)* dhe bashkësive të tjera fetare nga Kosova që veprojnë në diasporë, duke përfshirë Gjermaninë. Këto struktura fetare po shërbejnë si platformë për propagandë dhe indoktrinim të të rinjve shqiptarë, duke i shtyrë ata drejt akteve të dhunës dhe përçarjes.

Ne kërkojmë që Qeveria e Kosovës të investojë më shumë në *kulturën shqiptare*, edukimin kombëtar dhe promovimin e identitetit tonë kombëtar. Vetëm përmes fuqizimit të rrënjëve tona kulturore dhe historike mund të mbrojmë të rinjtë shqiptarë nga ndikimet e dëmshme të ekstremizmit fetar.

Ky akt terrorist është një thirrje për veprim të menjëhershëm dhe të vendosur. Ne nuk mund të lejojmë që shqiptarët, si popull i lashtë dhe i përparuar, të manipulohen nga agjenda të huaja dhe të dhunshme, qoftë nga *elementët ekstremistë të fesë*, qoftë nga *shërbimet serbe* që kanë interes të dëmtojnë Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

*Organizata Shqiptaria* është e vendosur të luftojë për një Kosovë dhe një diasporë të lirë nga ekstremizmi dhe të mbështesë zhvillimin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve kudo që ndodhen.

*Për Kosovën dhe Kombin Shqiptar,*

Organizata Shqiptaria
6 Shtator 2024