Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Organizata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” dorëzoi dosjet – lëndët në Kushtetuese

Organizata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” dorëzoi dosjet – lëndët në Kushtetuese

Organizata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” dorëzoi për të 13-tën herë dosjet- lëndët në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Ngritja e zërit” nga viti 2008 ka ushtruar padi për kompensimin e dëmeve të luftës, përfshirë dëmin në njerëz dhe pronë.

Kujtojmë se rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga kjo organizatë dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër.