Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – serb pas dyshimeve për sabotim

Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – serb pas dyshimeve për sabotim

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka udhëtuar të hënën drejt gazsjellësit Rrjedha Turke (TurkStream) që gjendet në kufirin hungarezo-serb, për të inspektuar infrastrukturën të cilën Qeveria e tij thotë se është shënjestruar nga tentime të dështuara sabotimi – gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare, që sipas sondazheve, ai do të mund t’i humbë.

“Dje ata dëshiruan të shpërthejnë tubacionin e gazit”, ka shkruar Orban në Facebook para se të nisej për në pikën kufitare.

“Jemi duke kontrolluar nëse gjithçka është në rregull në anën hungareze”.

Autoritetet serbe kanë thënë se i kanë gjetur dy çanta me rreth katër kilogramë të lëndëve shpërthyese afër fshatit Velebit në veri të Serbisë, më 5 prill, bashkë me kapakë detonatorësh dhe mjete të përdorura për të montuar pajisje shpërthyese.