Aivo Orav, shef i zyrës së BE-së në Kosovë ka reaguar pas sulmeve që zyrtarë të VV-së ia bën gjyqtarëve të Supremes, pas vendimit të djeshëm për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskale.
Orav ka thënë se krerët e misioneve të BE-së e kanë diskutuar situatën e krijuar pas këtij vendimi.
Përderisa ka shtuar se sulmet kundër gjyqtarëve individualë në gjyqësor janë të papranueshme.
“Krerët e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme.”, ka shkruar ai në “X”.