Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka uruar institucionin e Avokatit të Popullit në 25-vjetorin e themelimit, duke u zotuar në mbështetje të punës së tij.
Orav u shpreh se zbatimi i plotë i rekomandimeve është jetik, si mbrojtje e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe ndjekjes së rrugës së integrimit të Kosovës në BE.\
“Urime institucionit të Avokatit të Popullit për 25-vjetorin e tij! Zbatimi i plotë i rekomandimeve të tij nga të gjitha institucionet e Kosovës është jetik, si një mbrojtje kyçe e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe pjesë e rrugës së integrimit të Kosovës në BE. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë punën e Avokatit të Popullit”, shkroi Orav në X.