Është bërë i ditur tashmë orari i dy ndeshjeve miqësore që Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë gjatë muajit mars.
‘Dardanët’ do të luajnë dy ndeshje miqësore me Armeninë dhe Hungarinë, që do të jenë të parat nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Franco Foda.
Ndërkohë ndeshja e dytë miqësore ndaj Hungarisë do të zhvillohet katër ditë më vonë, më saktësisht më datë 26 mars me fillim nga ora 19:00.
Këto dy ndeshje do të shërbejnë më së shumti që lojtarët të njihen më mirë me idetë e lojës së teknikut gjerman.
Ndërkohë duke marrë parasysh se në listën e lojtarëve të ftuar nga Foda pati risi, me gjasë do të kemi mundësinë që të ndjekim emra të rinj që debutojnë për Kosovën siç është rasti i yllit të Malishevës, Drilon Hazrollaj./Telegrafi/