Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ora e Evropës në Ukrainë

Ora e Evropës në Ukrainë

Shkruan: Afrim Kasolli

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Mark Rutte, e bëri të qartë se është i gatshëm t’ia ofrojë ushtrisë ukrainase sistemin e mbrojtës raketore Patriot. Po ashtu, ai ka premtuar imponimin e sanksioneve shtesë ndaj Moskës, nëse brenda 50 ditëve nuk demonstron vullnet për marrëveshje paqësore. Ndonëse shumë analistë këtë periudhe e kanë quajtur 50 ditë më shumë për Putinin dhe fushatën e tij agresive në Ukrainë.

Sidoqoftë, nuk ka dyshim se ky qëndrim shpreh një kthesë radikale në raport me pozicionin që deri më tani e ka mbrojtur drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë në raport me atë konflikt. I njëjti ishte zotuar se do t’i jap fund atij për 24 orë. Dhe se madje më të në pushtet as që do të kishte shpërthyer etj. Kurse me qëllim të tejkalimit të tij Trump dhe Putin, zhvilluan disa biseda telefonike, si dhe u mbajtën një sërë negociatash diplomatike të nivelit të lartë ndërmjet të dy palëve.

Mirëpo dështimi i tyre e ka bërë të qartë së nuk ka mbetur asnjë opsion në tavolinë pos mbështetjes ushtarake për Ukrainën si parakusht për paqe. Madje nuk është e rastësishme që pas një zhvendosje që i ishte bërë, së fundi Kievin e vizitoi i dërguari i posaçëm amerikan, gjenerali në pension Keith Kellogg, në dallim nga i dërguari tjetër special për këtë mision Steve Witkoff. Një personalitet ky pa traditë politike dhe diplomatike në administratën shtetërore amerikane, por që më shumë ka qenë i lidhur me rrethet biznesore me presidentin Trump.

Megjithatë, kjo mbështetje amerikane do të bëhet mbi kushte të reja. Sistemi raketor në fjalë do të blehet nga vendet evropiane anëtare të NATO-së, dhe do t’i dërgohen Kievit.

Në këtë mënyrë, presidenti Trump mëton t’i realizojë disa synime strategjike. E para të arsyetohet para bazës së tij elektorale se ai nuk po përfshihet në këtë luftë, ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës për garën presidenciale. Thjesht ajo është vetëm një mundësi biznesi për Amerikën. E dyta t’i shtojë aksionet e vendeve evropiane në garantimin e sigurisë kontinentale. Madje më të marr mandatin kjo administratë kishte deklaruar se siguria evropiane nuk do të jetë më interes primar për SHBA-të, ashtu siç ka qenë për tetë dekada, ngase superfuqia planetare ka përgjegjësi tjera globale. Dhe po ashtu ta shtojë presionin mbi presidentin Putin për marrëveshje, sepse nëse ai nuk ka vullnet për një gjë të tillë rrezikon të humbas më shumë. Se a do të ketë efekt sidomos skenari i fundit mbetet të shihet. Mirëpo, lideri rus ndonëse e ka filluar këtë luftë nga ambicia për rifuqizim ndërkombëtar të Rusisë, në të vërtetë ky shtet vetëm sa është dobësuar. Një varg shtetesh që deri dje ishin nën patronatin e saj, si Siria, Azerbajxhani etj janë shkëputur nga orbita e Kremlinit. Kjo dobësi u dëshmua si në rastin e rënies së regjimit të Bashar al Assadit, ku Moska nuk ishte në gjendje të bënte asgjë për ta ndihmua ish-aleatin e saj. Por edhe në krizën e fundit më Iranin. E të mos flasim subordinimin e plotë ekonomik ndaj Kinës. Obsesioni me Ukrainën e ka quar Rusinë nga bashkëpunimi me Perëndimin në vasal të Pekinit.

Në këtë drejtim kjo është shansa ideale për Evropën, që pa hezitim të fillojë blerjen e armatimit amerikan. E jo të humb kohë me arsyetime banale, sikur se ato të shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, se nëse për pajisje të tilla paguajnë shtetet evropiane atëherë duhet të dihet se ushtrinë e Ukrainës do ta furnizojë BE-ja dhe jo Amerika. /TV Arbëria