Me të shkuar para RTK-së , opozita ka vendosur kapela në rrethojat e objektit.
E gjitha kjo ndodhi pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk transmetoi për rreth një orë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja ku do të diskutohej falja e borxheve ndaj kompanive të ambalazhuesve të ujit, si dhe bisedat e Dijona Mihalit me Nagip Krasniqin.
Në kohën kur po mbahej seanca në Kuvend, RTK1 zgjodhi të transmetonte një konferencë të Kryeministrin Albin Kurti për të mbijetuarit e dhunës seksuale.