Opozita ka zhvilluar protestën e 26-të para bashkisë së Tiranës.
Prej javësh drejtuesit e protestës kanë artikuluar akuza kundrejt bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.Pjesëmarrja sot ishte më e ulët se në protestat e tjera për shkak se një pjesë e deputetëve të opozitës zgjodhën të ishin ne mbështetje te Ervin Salianjit në seancën gjyqësore për çështjen Babalja.