Partitë opozitare i janë përgjigjur akuzave të zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi se opozita ka qenë pengesë e qeverisë në procesin e dialogut dhe se në shumë raste partitë opozitare kanë qenë në një linjë me Serbinë. Sipas opozitës, vetë qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti është ajo që gjatë gati tri viteve qeverisjeje ka qenë në një linjë me Serbisë dhe dorë e zgjatur e saj.
“Një pengesë e jona e madhe në dialog në Bruksel ka qenë zëri opozitar e kemi lehtë ndoshta me u ballafaquar me Vuçiqin kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon kështu e ju mendoni ndryshe.. ka shumë raste ku qëndrimi opozitar është përputhur me qëndrimin e Serbisë”, tha Bislimi.
Kjo deklaratë e zëvëndëskryeministrit Bislimi dhënë Televizionit Publik, ngjalli reagimin e partive opozitare.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ish – ministër i Jashtëm, vlerëson se pushteti po e sulmon opozitën për ta larguar vëmendjen nga pranimi i draft-statutit të Asociacionit të komumanev me shumicë serbe, i cili, siç tha, është i dëmshëm për Kosovën.
“Bislimi është dikush që më së paku merr vesh në negociata e dialog dhe kjo është situata kur për herë të parë Kosova ka pranuar një draft të asociaiconit që është autonomi e plotë edhe politike edhe territoriale edhe fetare duke përmbysë pakon e Ahatisarit duke përmbysë rendin kushetues dhe duke heq dorë që këta ta propozojnë një draft-statut dhe ti’a lënë Lajçakut..dhe për këtë Bislimi duhet ta japë llogari dhe mënyra më e mirë për ta ndërruar temën është ta sulmojë opozitën lështu që se marr seriozisht deklaratën e tij”, tha Hoxhaj.
Edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj, shprehet kritik ndaj akuzave të zëvendëskryeministrit Bislimi. Sipas tij, ata që thonë se opozita është në një linjë me Serbinë janë vetë dorë e zgjatur e Serbisë.
“Ky është arsyetimi më banal i një kryeministri ose zëvëndëskryeministri të papërgjegjshëm. Njerëz të cilët deklaruan se ne pranuam marrëveshjen por nuk u nënshkrua nga Vuçiq kjo është dyftyrësi papërgjegjësi dhe tregon fytyrën e vërtetë mbi të gjitha paaftësinë, demagogjinë , mashtrimin që ia kanë bërë qytetarëve dhe mos të flasim për dëmin që Republikën e Kosovës që do të jetë tepër e vështirë për t’u riparuar. Ata që thonë që opozita ose deputetët të opozitës mund të jenë në linjë me Serbinë ose janë vetë dorë e zgjatur e Serbisë ose kanë probleme me vetëveten dhe me mashtrimet që ia kanë servuar qyetarëve dhe dëmin Kosovës”, tha Zemaj.
Për deputetin e AAK-së, Shemsedin Dreshaj deklaratat e pushtetit se zëri opozitar ka qenë pengesë për qeverinë në dialogun me Serbinë dhe se qëndrimi opozitar ka qenë në përputhje me Serbinë, janë të gabuara.
“Këto akuza nuk qëndrojnë fare sepse vija jonë politike është vijë e bazuar në kushtetutë ne mbeshtesim sovranitetin territorial dhe integritetin legjislativ të vendit. A janë këto në vijë të interpetuara nga ana zv.kryeministrit ai konstatim është i gabuar nuk është mendim i drejtë është vlerësim i një anshëm dhe i gabuar”, tha Dreshaj.
Pushteti dhe opozita shpeshherë janë përplasur në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi duke bërë akuza e kundërakuza për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë si dhe draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
/TV Arbëria