Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së

Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq...

“Mashtrimet nëpërmjet internetit” Policia apelon qytetarët për kujdes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se...

KFOR-i e vazhdon fushatën kundër martesave të hershme në Kosovë

KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Opozita në Prishtinë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal

Extra AL PVC

Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka nisur votimin e fshehtë për shkarkimin e kryesuesit Pëllumb Bajçinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK-së në kryeqytet. Në sallë janë asamblistët e Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së e AKR-së.

Bajçinovci ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.

Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “rrëmbim të pushtetit”. Bashkë me Bajçinovcin, pas fjalimit e para votimit, lëshuan sallën.

“Kjo është politika juaj me i ndalu projektet. Tani kur Rruga A po përfundon me kohë rekorde, ndërtimi i gjashtë shkolla dhe çerdheve. Tani kur unaza e qytetit është në proces. Këto po ndodhin kur ndërkombëtarët po besojnë… tani kur po kthehem nga Katari dhe kam marrë zotimin për projekte të reja. Ndodhemi në një pikë udhëkryqi në kryeqytet…. Kjo është tentativë për të rrëmbyer pushtetin. Po tentohet të bllokohet kryeqyteti”, ka thënë Rama.

E Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të Vetëvendosjes dhe iniciues i seancës, ka thënë se largimi i Ramës është “shpërfaqja më e mirë e tij”. “Akoma nuk kemi mbledhje të rregullta, kryesuesi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ta zhbllokojë Kuvendin. Nuk është angazhuar. Bajçinovci ka dështuar dhe nuk ka performancë të mirë”, ka thënë ai.

Shefi i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkorceri, ka thënë se situata aktuale ka ardhur “pashmangshëm nga Përparim Rama”.

“Në fjalimin e vet më herët, nuk e ka respektuar as qytetarin, as veten e as partnerin. Ishte interesi publik ai që na ndau. Ishte Badovci. Kuvendin dhe kryeqytetin nuk do ta mbajë të bllokuar as Përparimi e as Pëllumbi”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së

Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq...

“Mashtrimet nëpërmjet internetit” Policia apelon qytetarët për kujdes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se...

KFOR-i e vazhdon fushatën kundër martesave të hershme në Kosovë

KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat...

Haxhiu takohet me shefin e Zyrës së BE’së, flasin për reformën në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me...

Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së

Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara përmbahen nga testime të tilla. Kështu tha zëvendësministri i Jashtëm...

“Mashtrimet nëpërmjet internetit” Policia apelon qytetarët për kujdes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se ka një rritje të numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit. Përmes një njoftimi publik, thuhet...

KFOR-i e vazhdon fushatën kundër martesave të hershme në Kosovë

KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Kosovë. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se martesat në fjalë janë...