Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Opozita ndërmjet frikës nga zgjedhjet e reja dhe lakmisè për marrëveshje politike me Kurtin

Opozita ndërmjet frikës nga zgjedhjet e reja dhe lakmisè për marrëveshje politike me Kurtin

Shkruan: Afrim Kasolli

Sa më shumë që po kalojnë ditët nga dështimi për ta zgjedhur Presidentin/en e re aq më tepër po shperfaqet frika e partive opozitare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme paralmanentare.

Këtë gjendje paniku dhe ankthi për t’u ballfaquar me Lëvizjen e Vetëvendosje para qytetarëve e kanë manifestuar këto ditë, sidomos Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Është ky një paradoks i rrallë ku opozita kërkon që t’i vazhdohet mandati qeverisës pushtetit, edhe pse e njëjta formalisht e cilëson këtë të fundit se është burim i të këqijave që e kanë pllakosur Kosovën.

Fillimisht pas takimit me kryeministrin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bëri të ditur sesi subjekt politik janë kundër skenarit të zgjedhjeve. Madje që ato të shmangen i Lumir Abdixhiku, deklaroi se është i gatshëm të takohet edhe me drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

 

Kurse në një intervistë për Kanal 10 edhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pohoi se edhe kjo parti është kundër zgjedhjeve të reja. Madje sipas tij ata janë të gatshëm që të bëhen pjesë e tavolinës së bisedimeve.

Shkurt e shqip me këtë qasje partitë e sipër cekura opozitare ose po pajtohen që të vazhdohet kjo praktikë e menaxhimit të shtetit, ose të njëjtat po manipulojnë me qytetarët sepse brenda vetës e kanë bindjen se trendet janë pozitive, prandaj ato nuk ka nevojë që të ndryshohen.

Dikush mund të thotë se kjo është një taktikë e tyre me qëllim që te shfajësohen para opioninonit se ato nuk janë fajtore nëse vendi shkon në zgjedhje. Dhe në këtë mënyrë të mbrohen nga etiketimet e Kurtit. Atëherë aq më keq për to. Sepse të njejtat pikërisht duhet ta marrin hapur përgjegjësinë se pse janë duke u angazhuar me mish e me shpirt për t’i provokuar zgjedhjet e reja, sepse është e vetmja mënyrë që e kanë dore për ta ndërruar kursin fatal ku është katandisur Kosova. Prandaj frika e tyre për ta marrë mbi vete këtë barrë flet edhe më shumë për to.

Sidoqoftë, zhvillime tjera mbase dëshmojnë se kjo sjellje e tyre nuk është lojë para qytetarëve, por që te njejtit njëmend janë te angazhuara për marrëveshje politike me Kurtin pikërisht me qëllim që të shmangen zgjedhjet, si dhe për ta ndarë pushtetin me të.

 

Ishte Lutfi Haziri që tregoi hapur se ka pasur një tentativë serioze ndërmjet Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit për një marrëveshje politike. Po ashtu edhe PDK është në pritje të “ftesës serioze” nga Kurti në funskion të kësaj agjende. Gjë qe e konfirmoi edhe vetë Enver Hoxhaj. Ndërkohë, vetë fakti se Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku u pajtuan që të rreshtohen para kryeministrit Kurti, pa Ramush Haredinajn, e përçon mesazhin se dy të parët janë më të gatshëm për marrëveshje politike me Albin Kurtin sesa për ndërtimin e një fronti të përbashkët opozitar kundër pushtetit.

Këto dinamika tregojnë hapur se tashmë veçanërisht dy partitë më të mëdha opozitare gjenden ndërmjet frikës nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme dhe lakmisè për ta përfituar ndonjë pozitë nën ombrellën politike të pushtetit të Kurtit. Ndërkohë ky i fundit sipas të gjitha gjasave po i dërgon ato pikërisht në atë destinacion të padëshiruar për to.

 

Dhe një dallim i tillë nuk është i rastësishm. Sepse për shumë nga ata që sot i përfaqësojnë partitë opozitare ka kohë qe politika, nuk është asgjë tjetër, vetëm në medium per sigurim dhe ruajtje të pozitave personale, prandaj edhe zgjedhjet për ta janë ankthi kryesor. Te njejtit nuk kanë asnjë telashe me qeverisjen e Albin Kurtit me kusht që t’i ruajnë ato pozita.

Kurse për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje politika edne e ruan tiparin e mobilizimit permanent. Me këtë rast sa më shumë zgjedhje që të ketë aq më afër strategjise se tyre janë. Kjo edhe është arsyeja që kjo e fundit vetem forcohet nga zgjedhjet e shpeshta kurse opozita moliset dhe dobësohet edhe me tej.