Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të kosovvës.
Ai kundërshtimin e opozitës e quan rebelim.
“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë”, ka thënë ai.
Kurti tutje e ka cilësuar sulm brenda institucional kundër Koosvës.
“Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë”
“Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar tutje kurti. /TV Arbëria