Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Opozita kundër Projektligjit për KPK-në, Haxhiu i akuzon se po pengojnë reformën në drejtësi

Opozita kundër Projektligjit për KPK-në, Haxhiu i akuzon se po pengojnë reformën në drejtësi

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka përplasur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me deputetët e partive opozitarë, në seancën e sotme të Kuvendit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se përmes këtij projektligji synojnë reformën e Këshillit Prokurial.

Mirëpo, ky projektligj u kundërshtua nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa. Ai tha se i njëjti është antikushtetues dhe se sërish do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kritika adresoi edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili kërkoi kthimin prapa të këtij projektligji në ministri.

Ndërkaq, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se përmes këtij projektligji po synohet politizimi i Këshillit Prokurorial.