Opozita në fillim të seancës së rregullt ka kërkuar vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për Policinë, por që dështoi në mungesë të pozitës.
Deputetja e PDK-së, Ganimet Musilu, kërkoi që seanca e jashtëzakonshme të mbahet pasi janë mbledhur deputetët. Sipas saj, duhet që patjetër të plotësohen kërkesat e Policisë.
“Mendoj se asnjë seancë tjetër nuk është më me rëndësi se siguria e vendit. Unë kërkoj që të kthehemi në seancën e jashtëzakonshme dhe ta votojmë Rezolutën që kërkon mbështetjen e Policisë së Kosovës. I’u bëjmë thirre që ta ktheni seancën dhe ta votojmë rezolutën. Nuk mjafton që të fotografohemi me ta, PK ka nevojë që t’i plotësohen kërkesat. A duhet që të vritet ndonjë policë që t’i ndahen 50 mijë euro”, tha ajo.
Deputetit i LDK-së Armend Zemaj, tha se sipas Rregullores së e Kuvendit nuk mund të filloj seanca e re pa përfunduar seanca e jashtëzakonshme.
“Paraprakisht ishte një kërkesa nga opozita që të mbahet një seancë e jashtëzakonshëm për policë. Ju si kryetar i Kuvendit duhet ta jepni një veridk për mbylljen ose vazhdimin e asaj seancë të jashtëzakonshme. Nuk mund të filloj një seancë tjetër pa përfunduar seanca e jashtëzakonshme sipas Rregullores së punës së Kuvendit”, tha ai.
Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, tha se seanca e jashtëzakonshme është e thirrur që të përkrahet Policia e Kosovës.
“Sot kryeministri Kurti e ka paralajmërua një skenar të destablizmit të veriut të Kosovës. Sot nuk përjashtohet edhe një konflikt i armatosur kudo në botë. Ne e pamë se çka ndodhi me 24 shtator. Në seancën kur flitet për Policinë mungon pozita. Ne e kemi thirru seancën që të kërkojmë me paguar rrezikshmërinë e Policëve sepse kjo është e rregulluar me ligj. Plotësoni kushte e Policisë dhe ne i votojmë marrëveshjet ndërkombëtar”, tha ai.
Mirëpo kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se seanca nuk mund të mbyllet sepse ajo s’ka filluar fare.
“Ajo seancë nuk ka se si të mbyllët sepse ajo nuk ka filluar fare”, tha kryetar i Kuvendit.
/TV Arbëria