Deputetë nga partitë opozitare, para fillimit të seancës plenare janë shprehur tejet kritik me Projekt-Ligjin për Buxhetin për vitin 2024, i cili është paraparë që të miratohet sot në lexim të dytë.
Me këtë rast, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një prononcim për Arbëria TV, ka pohuar se “Janë diskriminu shumë Komuna, ju kanë jap përparsi komunave të veta siç është Shtimja, është shume e keqe kjo, ka pasur amandamente që asnjë s’është pranu prej pozitës, pastaj ka komuna që edhe ju kanë tepru paret, qatyne s’ju kisha dhon kurgjo hiq, e keqe është. Na duhet me bo punën tonë tash këtu po ska me kalu asnjë amandament as kurgjo hiq, po shihet që tash kogja do gjana janë qartësu sa i përket menaxhimit me buxhetin të kësaj qeverie”.
Kurse deputeti, Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu në një prononcim për mediumin Arbëria TV, ka shprehur pakënaqësinë e tij, si me shpërfilljen që u ka bërë pushteti amendamenteve nga opozita ashtu edhe me neglizhimin që e ka demonstruar në çështjet e sigurisë.
Sipas tij, kjo ndarje buxhetore nuk reflekton nevojat e shtetit të Kosovës në këtë segment, “Janë kolegët të cilët janë marrë me këtë qështje, unë e mbuloj kryesisht sektorin e sigurisë financimin dhe ndarjen e buxhetit, nuk po shohë ndonjë gatishmëri dhe mirëkuptim nga autoritetet e qeverisë që të dëgjoj zërin e opozitës, natyrisht që do i përdorim të gjitha mekanizmat për këtë gjë”.
/TV Arbëria