Shkruan: Afrim Kasolli
Para disa ditësh si pjesëmarrës në një debat na u pareshtura pyetja nga moderatori i emisionit se ka mund të anojë më shumë rinia e Kosovës politikisht? Pra se cila mund të jetë partia e tyre më preferuar edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit? Në mënyrë “intuitive” dhe pa ndonjë të dhënë të saktë empirike pata pohuar se pritet që në masë të madhe kjo shtresë e shoqërisë të anojë ende ka Vetëvendosje, përkundër faktit se për katër vjet në pushtet nuk është qe nuk është konsumuar. Por megjithatë ky subjekt politika vazhdon ta ruajë primatin elektoral në raport me partitë tjera te kjo kategori shoqërore.
Ky vlerësim mbështetet edhe nga hulumtimi i fundit i “Studimit për rininë në Kosovë, 2024” i prezantuar nga organizata Friedrich-Ebert-Stiftung?( FES). Sipas gjetjeve të këtij hulumtimi “Rreth 46% e të rinjve kosovarë nuk janë fare të interesuar për politikën, 37% e të rinjve kosovarë nuk dinë asgjë fare, për politikën dhe vetëm rreth 14% do të pranonin të merrnin një pozite politike”.
Mirëpo, kur vjen puna te preferencat partiake se për cilin parti kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe se po ashtu nëse gjatë ditëve në vijim sikur të mbaheshin ato, për cilin subjekt do të votonin, shihet qartë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon te jetë me preferuara. “38. 3 për qind kanë deklaruar se kanë votuar për këtë parti, kurse 33. 0 për qind do ta bënin përsëri të njëjtën gjë. 24.0 për qind e kanë votuar Partinë Demokratike të Kosovës, kurse tani vetëm 15.4 për qind janë pro këtij subjekti politik. LDK-në e kanë votuar 12.8 për qind, ndërkaq për këtë parti do të votonin vetëm 9.8 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gëzuar mbështetje me 3.4 për qind, aktualisht vetëm 2.3 për qind e rinisë janë për këtë subjekt politik”.
E përbashkëta e këtyre te dhënave është se të gjitha partitë politike kanë pësuar rënie elektorale gatë këtij mandati. Pra rinia gjithnjë e më pak gjene arsyeje politike për t’u identifikuar me to. Kurse PDK-së më së shumti në përqindje i ka ikur kjo shtresë. Përafërsisht 9 për qind.
Atëherë si mund të shpjegohet ky paradoks, kur në krye të këtij subjekti politik, por edhe të LDK-së, sot ndodhen liderë, si Memli Krasniqi dhe Lumir Abixhiku, që janë më afër moshës biologjike të rinisë, se sa Albin Kurti. Fillimisht, shumica e të rinjve pohon hulumtimi e kanë pranuar se “më me gjasë do të votojnë duke u bazuar në liderin e partisë (rreth 28%), në krahasim me ideologjinë e partisë, programin zgjedhor të partisë ose koordinimin me familjen dhe miqtë – këto tri përgjigje të ndryshme kapin shifrën rreth 19 %”. Një dëshmi kjo se dy të parëve u mungon “karizma” e lideri në raport me Albin Kurtin
Por përtej këtij interpretimi ka gjasa që ky peizazh politik të kushtëzohet nga mënyra se sa si shihen se çka përfaqësojnë politikisht në sytë e kësaj shtrese. Dihet që lideri i PDK-së dhe LDK-së, janë bërë kryetarë të subjekteve të tyre pa mbrojtur ndonjë kauzë ta spikatur politike më te cilën mund të identifikoheshin , para se t’i merrnin këto pozita, për dallim nga Albin Kurti (megjithëse për vlerat e saj mund të bëhet një diskutim tjetër)
Kryesisht, roli i kryetarit të PDK dhe grupit të tij të ngushtë politik në këtë parti, deri sa ishin këtu dy liderët historikë të saj ka qenë më shumë administrativ dhe teknik. Ai u bë kryetar i partisë jo nga mbrojta e ndonjë kauzë të veçantë brenda saj, sikur se bie fjala si ishte bërë Edi Rama, por më shumë sipas modelit të Lulëzim Bashës. Kurse gjatë kohës si kryetar ajo që më shumti bëri nam “politikisht” qe pjesëmarrja në një event të modës të organizuar nga dizajneri Valdrin Sahiti. Dhe në fund kur e ngriti flamurin e bardhë, duke e kërkuar shpëtimin te kryetari i qytetit të Mitrovicës, Bedri Hamza.
Ndërkohë, edhe kryetari aktual i LDK-së, po ashtu e fitoi këtë pozitë në mënyrë tinëzare. E vetmja meritë politike me të cilën identifikohej deri atëherë ishte epiteti i të qenit ministër i suksesshëm i Albin Kurtit. Mirëpo, kur u acaruan raportet ndërmjet koalicionit qeveritar, i cili rezultoi me krijimin e një Qeverie të drejtuar nga Abdullah Hoti, ai refuzoi të jetë ministër në kabinetin e tij. Për më shumë, ish-kryeministri Hoti, e ruajti partneritetin me Shtëpinë e Bardhë, me anë të Marrëveshjes së Uashingtonit, të 4 shtatorit të vitit 2020, Lumir Abdixhiku e preferoi heshtjen dhe jo mbrojtjen e saj përballë sulmeve populiste të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Kjo fushatë e orkestruar ndaj mirëmbajtjes me çdo kusht të marrëdhënieve me Uashingtonin nga Abdullha Hoti, i kushtoi atij personalisht dhe LDK-së. Partia ra në pikën më të ulët të mundshme. Kurse ndryshimet në lidershipin e subjektit u imponuan nga nënshtrimi ndaj klimës masive kundër asaj marrëveshje. Pra Lumir Abixhiku e fitoi pozitën e të parit të LDK-së, jo nga ndonjë ballafaqim publik, por nga tërheqja, duke tentuar të imponohet si shpëtimtar vetëm pas kaloi stuhia, veprim ky që bie në kundërshtim me pasionet politike rinore.
Janë këto disa nga shkaqet që fatkeqësisht në sytë e rinisë në Kosovë, kanë ndikuar që opozita ende të perceptohet si më “plakur” politikisht se sa pushteti. /TV Arbëria