Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Opozita dyshon se buxheti për ushtrinë po mbahet fshehtë

Opozita dyshon se buxheti për ushtrinë po mbahet fshehtë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të martën ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit.

Pozitë e opozitë u pajtuan që të mbahet edhe një takim tjetër për të marrë kërkesat e tjera sa i përket buxhetit për ushtri.

“Duke pasur parasysh çështjen e buxhetit, është mirë me mbajt edhe një takim tjetër”, tha deputeti i VV-së, Enver Dugolli.

Ndërsa kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, dyshon se amendamenti i Projektligjit për Buxhetin për ushtrinë po mbahet fshehtë.

“Ka fjalë se po mbahen fshehtë takime si nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të VV-së dhe nuk po duan ta diskutojnë me neve si Komision”, u shpreh Berisha.

/TV Arbëria

Powered by WordPress