Opinionisti Muhamet Bytyqi ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas tij, pushteti aktual trajton kundërshtarët politikë dhe kritikët. Ai thotë se “logjika Kurt-eshane” nuk kursen askënd dhe funksionon mbi parimin se kush nuk është me ta, menjëherë konsiderohet kundër tyre.
Bytyqi ka përmendur sulmet e fundit të adresuara ndaj z. Haradinaj, duke veçuar edhe reagimin emocional të nënës së tij. Sipas opinionistit, ky episod tregon mungesë të thellë empatie në mënyrën e veprimit të pushtetit dhe madje “tendenca të rrezikshme” në qasjen politike.
“Është koha për t’u këndellur,” ka thënë ai, duke paralajmëruar se vazhdimi me këtë logjikë konfrontuese mund ta shtyjë shoqërinë drejt një humbjeje të besimit të përgjithshëm në institucionet dhe vlerat demokratike.