Dy persona, si pasojë e një konflikti, kanë nxjerrë armët, ndërsa nga ky incident është plagosur një vajzë e mitur.
9-vjeçarja është operuar mbrëmë nga ekipi kujdestar i Klinikës së Neurokirurgjisë. Këtë e ka bërë të ditur doktoresha Dafina Basholli.
“Është larguar trupi i huaj, pacientja ka qenë në gjendje stabile. Vazhdon trajtimi i mëtutjeshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka deklaruar ajo.
Burime të IndeksOnline pohojnë se dy të dyshuarit u përkasin familjeve Kurti dhe Duraku.
Sipas policisë, i dyshuari për rastin vazhdon të jetë në arrati dhe i njëjti është në kërkim.