Policia ka dhënë detaje rreth operacionit “Lugu”, të zhvilluar më 6 gusht, ku u arrestuan 6 persona dhe e sekuestruan 300 gramë kokainë, me vlerë rreth 18 mijë euro.
Policia ka bërë të ditur se dje ka kontrolluar pesë automjete të sekuestruara, ku ka gjetur dy qese me kokainë.
“Gjatë kontrollimit të veturave në prezencë të avokatit mbrojtës, në njërën nga veturat pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme rreth 35 gram.”, thuhet në njoftim.