Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë...

Jabllanoviç: Jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është pjesë e panelit të...

Berisha: Gjuha e Hovenier tregon se po përfundon durimi i SHBA-ve me Kosovën

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar mesazhin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Operacion në 4 shtete, 61 arreste, kryesisht shqiptarë, për trafikun e kokainës

Extra AL PVC

Një operacion i përbashkët i autoriteteve italiane, shqiptare, zvicerane dhe polake, i koordinuar nga Eurojust, çoi të mërkurën, në goditjen e një organizate që merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, kryesisht në Itali. Prokuroria italiane e Brescia-s njoftoi se ishin lëshuar në total 61 urdhëra arresti, për anëtarët e organizatës që përbëhej kryesisht nga shqiptarë.

Mësohet se të paktën 43 shqiptarë janë arrestuar në Itali, ndërsa në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bëri të ditur se ka arrestuar dy pjestarë të tjeë të grupit. Gjatë hetimit, i cili ka zgjatur 4 vjet, janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.

Sipas autoriteteve italiane organizata e importonte kokainën nga Amerika Latine përmes anijeve tregtare, në Spanjë dhe Hollande, duke e transportuar më pas në Itali ku kishte 5 baza logjitisko-operative, në zonat veriore, në Brescia, Varese dhe Pisa. Të ardhurat nga shitja e drogës i kalonin një organizate paralele italo-kineze e cila ofronte një lloj shërbimi të fshehtë bankar për transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit.

Një shtetas kinez me banim në Brescia merrej me procesin e pastrimit të parave, përmes një sistemi kompleks, faturash false, vlera e të cilave shkonte në 375 milionë euro.

Më herët, gjatë hetimeve, ishin arrestuar dhe 21 anëtarë të tjerë të grupit, si dhe ishin sekuestruar 2.5 milionë euro cash, si dhe armë, munizione apo dhe automjete të ndryshme.

Në Shqipëri gjatë operacionit të sotëm, u kontrolluan 21 banesa dhe ambjente të tjera, kryesisht në zonën e Manzës, pranë Durrësit si dhe u sekuestruan “30 mijë Euro, 6 mijë Paund, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale”. /VOA

spot_img

Të fundit

Dea Mishel vjen me fotografi sensuale nga Spanja

Ish-banorja e “BBVA” Dea Mishel, ka disa ditë që...

Ya Nina publikon foto provokuese, mbanë gjoksin me duar

Rep-artistja e njohur shqiptare Ya Nina ka arritur që...

Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë...

Jabllanoviç: Jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është pjesë e panelit të...

Dea Mishel vjen me fotografi sensuale nga Spanja

Ish-banorja e “BBVA” Dea Mishel, ka disa ditë që gjendet në Spanje. Biondja po kujdeset të shfaqet plot stil duke ekspozuar edhe asetet trupore. E veshur...

Ya Nina publikon foto provokuese, mbanë gjoksin me duar

Rep-artistja e njohur shqiptare Ya Nina ka arritur që për një kohë të shkurtë të jetë ndër emrat me të dashur për publikun. Bukuroshja nuk...

Sveçla: Aktakuza për Banjskën e mangët pa përfshirjen e kreut të ushtrisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave për sulmin terrorist...