Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Operacion kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe Europol dhe Belgjika, Franca e Holanda

Operacion kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe Europol dhe Belgjika, Franca e Holanda

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.

Sipas një njoftimi të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, aksioni po realizohet nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Bëhet e ditur se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “pastrimi i parave”.