Blog Post

Arbëria TV > Featured > Operacion i Policisë në tri komunat në veri, lidhur me rastin e fundit në Banjskë

Operacion i Policisë në tri komunat në veri, lidhur me rastin e fundit në Banjskë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke zhvilluar kontrolle në pesë lokacione në tri komunat në veri të vendit dhe ky operacion lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në njoftimin për media thuhet se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Ndërkaq, sipas, informacioneve të REL-it, pjesëtarët policorë në Mitrovicë të Veriut janë në afërsi të spitalit të qytetit dhe të restorantit Gray.

Besohet se ky restorant është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

/TV Arbëria