Në seancën solemne në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja e vendi, Vjosa Osmani u shpreh se ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit e vitit 1998 janë ndër shtyllat më të forta mbi të cilat u ngrit shteti ynë.
E gjatë kësaj seance solemne me një minutë heshtje u kujtuan të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani tha se çdo fillim mars kthen vështrimin e secilit kah ngjarjet historike të cilat shënuan kthesë vendimtare për vendin tonë.
Osmani u shpreh se Epopeja e UÇK-së është epope e dinjitetit, e krenarisë dhe lirisë tonë, betejë në të cilën u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së për liri.
Osmani: Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 janë ndër shtyllat më të forta që u ngrit shteti ynë
“Çdo fillim mars vështrimi ynë qytetar dhe institucional kthehet kah ngjarjet historike të cilat kanë shënjuar një kthesë vendimtare për kombin tonë dhe janë ngulitur fortë në kujdesën e qytetarëve të Kosovës. Këto ngjarje janë pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë sonë historike mbi të cilën ne shtresojmë secilën përpjekje tonën për ta konsoliduar shtetin tonë, për të cilin brezat e tonë sakrifikuan edhe më të shtrenjtën, jetën. Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përbëjnë jo vetëm kujdesën tonë për historinë më të re të Kosovës por edhe njërën ndër shtyllat më të forta të cilat u ngrit shteti ynë i ri, Republika e Kosovës. Kushtrimi i dhënë më 5 mars nga komandati legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij, ishte kushtrimi i mobilizimit të vajzave e djemve të UÇK-së të cilët përgjatë 3 ditëve të betejës në Prekaz në një përballje heroike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë fituan, u përjetësuan. Kjo Epope e UÇK-së është epope e dinjitetit, e krenarisë dhe lirisë tonë. Në këtë betejë të lavdishme u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së për të mbrojtur çdo pëllëmbë të kësaj toke”, tha ajo.
Shefja e shtetit theksoi se për ditët e lavdishme duhet tu flitet gjithmonë fëmijëve tanë, ndërsa u shpreh se sot e një çerek shekulli kujtohet me përkulje sakrifica edhe e grave dhe fëmijëve të familjes Jashari.
Osmani: Në këtë ditë kujtojmë gratë dhe fëmijët e familjes Jashari
“Në këtë ditë kujtojmë gratë dhe fëmijët e familjes Jashari të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidial i Serbisë, kujtimi për ta dhe sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për gjithë Kosovën e cila sot është e lirë pikërisht falë kësaj sakrifice… Prandaj sot një çerek shekulli më pas ne kujtojmë me përulje sakrificën e kësaj familjeje, të burrave, grave, fëmijëve dhe pleqve dhe të gjithë dëshmorëve që ranë terror në atë betejë dhe në betejat tjera për të shndërruar shpejt në simbol të rezistencës tonë për liri”, tha ajo.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Rifat Jasharit e përfaqësuesve të tjerë të pranishëm tha sebeteja e Jasharajve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj e të reja të cilët të nxitur nga jehona e ngjarjeve të Prekazit i dolën zot tokës së tyre, vendit të të parëve.
Ajo tha se sakrifica e familjes Jashari u bënë thirrje edhe për diplomacinë ndërkombëtare.
Osmani: Adem Jashari personifikim i heroizmit dhe sakrificës
“Ne duhet e do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe për gjithë luftën e UÇK-së që ata e bënë për vendin. Ne duhet ta ruajmë rezistencën e kësaj familje të prirë nga legjendari Adem Jashari por edhe sakrificën e një populli të tërë si pjesë të historisë sonë të dhimbshme ngase diku i kujtuar ata ne shtresojmë rrëfimin tonë për vetëvetën dhe rrugën të cilën e kemi kaluar deri në krijimin e shtetit të lirë dhe pavarur të Kosovës… Beteja e Jasharajve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj e të reja të cilët të nxitur nga jehona e ngjarjeve të Prekazit i dolën zot tokës së tyre, vendit të të parëve, por beteja e Jasharajve po ashtu ndihmoi edhe në mobilizimin e bashkësisë ndërkombëtare rreth çështjes së Kosovës. Pamjet e fëmijëve të grave e pleqve të vrarë në pragun e shtëpisë së tyre nuk mund kaloheshin heshtur nga diplomacia botërore ato u shndërruan në thirrje për t’i mbrojtur vlerat njerëzore sikurse edhe vlerat e qytetërimit evropian. Komandanti legjendar u ngrit, vuri në gatishmëri vetën dhe familjen për tu bërë pastaj emblemë përhershme e lirisë sonë. Ai është personifikim i heroizmit, i sakrificës, dy virtyte fisnike të cilët garantojnë përjetësinë e neve na garantuan lirinë”, u shpreh Osmani.
/TV Arbëria