Protagonist në gjysëmfinalen mes Spanjës dhe Francës me golin e rezultatit përfundimtar 2-1 Dani Olmo flet edhe për të ardhmen e tij dhe klauzolën e lirimit. Autor i 3 golave deri më tani në europian, ishi i Dinamos së Zagrebit dëshiron të fitojë trofe me klubin e tij por nuk përjashton surpriza duke u shprehur “Klauzola e lirimit skadon në 20 korrik. Nëse klubet më duan e dinë se cfarë duhet të bëjnë”.
Lojtari në të kaluarën është kërkuar nga Barcelona, por me golat në 3 ndeshjet e fundit të Spanjës, ndaj Gjeorgjisë, Gjermanisë dhe Francës është shfaqur vendimtar duke zënë vendin në formacionin titullar pas dëmtimit të Pedrit. Përformanca e tij ka rritur kuotat në merkato një temë në lidhje me të cilën Olmo u shpreh; “Ka kohë deri në 20 korrik për të paguar klauzolën te Leipzig, përndryshe pastaj do të bëhej një tratativë e vështirë. Jam nën kontratë me Leizig dhe dua të fitoj tituj”.
Futbollisti i lindur në vitin 1998 dhe që së shpejti mbush 26 vjeç ka ambicien për të fituar trofe që me klubin gjerman nuk i sheh dhe aq të mundshëm. Kontrata e tij skadon në 2027 por ka një klauzolë që do ti lejonte Dani Olmos një largim më të lehtë në merkato. Leizpig e bleu për 25 milionë euro nga Dinamo e Zagrebit, dhe pas këtij Europiani mund të jetë momenti për të ndryshuar destinacion.