Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Miroslav Jença, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën se, sipas ligjit ndërkombëtar, Gaza “është dhe duhet të mbetet një pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez”, raporton BBC.

Jença përsëriti thirrjen për një armëpushim dhe për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjitha pengjeve.

Ai shtoi se palestinezët në Gaza përballen me kushte “të mjerueshme” dhe “çnjerëzore”, dhe i bëri thirrje Izraelit të lejojë menjëherë dhe pa pengesa kalimin e ndihmave të mjaftueshme humanitare./rtk