Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Oficeri i policisë që arrestoi Justin Timberlake ishte aq i ri sa nuk e njohu këngëtarin

Oficeri i policisë që arrestoi Justin Timberlake ishte aq i ri sa nuk e njohu këngëtarin

Oficeri i policisë që arrestoi Justin Timberlake nuk e dinte se kush ishte këngëtari dhe për famën që posedon artisti i hitit “Mirrors”.

Timberlake u arrestua më 18 qershor në Long Island, New York, pas dyshimeve për vozitje në gjendje të dehur, shkruan Page Six.

Tani është duke u raportuar se oficeri që arrestoi artistin, nuk ishte në dijeni të famës apo të profesionit të tij.

 

“Polici nuk e dinte se kush ishte ai në fillim”, tha një burim për gazetën.

“Timberlake i kishte thënë nën zë. ‘Arrestimi do ta prishë turneun’”. Polici më pas e pyeti: “Çfarë turneu?. Timberlake më pas u përgjigj: “Turneun botëror”.

Page Six, gjithashtu raportoi se polici që ndaloi krijuesin e hitit “What goes around”, ishte aq i ri sa nuk e dinte se kush ishte fituesi i çmimeve Grammy.

 

Me të marrë këto raportime, shakatë për këtë kanë shpërthyer me të madhe në rrjetin social X.

Shumë përdorues madje thonë se do ta përdornin këtë arsyetim nëse do të ndaloheshin nga policia.