Albion Svrkaj ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manoveres (MCCC) në Qendrën e Ekselencës së Manovrave (MCoE), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thuhet se ky kurs përgatit liderët për përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit.
“Kapiten Albion Svrkaj përfundon me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manoveres (MCCC) në Qendrën e Ekselencës së Manovrave (MCoE), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik. Kapiten Svrkaj ka treguar përkushtim, disiplinë, duke kaluar me sukses vlerësimet në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake”, përfundon njoftimi.