Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Oficeri i FSK’së diplomon në SHBA, përfundon një nga kurset ‘‘kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional’’

Oficeri i FSK’së diplomon në SHBA, përfundon një nga kurset ‘‘kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional’’

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se, togeri Etnik Kastrati ka përfunduar me sukses trajnimin “Infantry Basic Officer Leader Course”(IBOLC) në Fort Benning, Georgia, i cili është një nga kurset kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional të oficerëve të rinj të këmbësorisë.

Në njoftim shtohet edhe se, trajnimi përmban një program të fokusuar në zhvillimin e aftësive të udhëheqjes, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve taktike, përdorimit të armëve, navigimit tokësor, stërvitjes së njësive dhe drejtimit të trupave në kushte të ndryshme operacionale.