Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se pas 4 muajsh oficerët e rinj të FSK-së kanë përfunduar me sukses të lartë ushtrimin fushor final të Kursit Bazik për Oficer. Mehaj tregon se Kursi Bazik për Oficer është i përbërë nga tri faza, ku kursantët u testuan në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.
Mehaj ka bërë të ditur se oficerët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrime edhe përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren.
“Ju lumtë dhe vazhdojmë me suksese të reja!”, përfundon Mehaj.
/TV Arbëria