Forca e Sigurisë së Kosovës padyshim se është një krenari e madhe për të gjithë shqiptarët.
Të rinjtë dhe të rejat e kësaj force vazhdimisht sjellin suksese të njëpasnjëshme e që e forcojnë edhe më tepër FSK-së.
Me ceremoni shtetërore të organizuar në Akademinë e Mbrojtjes Kroate në Zagrev me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së.
Të diplomuar janë Major Kreshnik Nimoni, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviç, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshterë i Parë Fahri Paloja ,Shkolla e lartë e Nënoficerëve, transmeton lajmi.net.
“Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”.