Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Ofertë vetëm për ju”, paralajmërohet për rritjen e mashtrimeve online

“Ofertë vetëm për ju”, paralajmërohet për rritjen e mashtrimeve online

Shoqata e Bankave ka ngritur shqetësimin për një rritje të mashtrimeve në internet, ku përdoruesit mashtrohen përmes përdorimit të të dhënave personale dhe bankare.

Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës, tha se mashtruesit shpesh krijojnë faqe të rreme që duken si të vërteta dhe kërkojnë të dhëna personale, PIN-e ose kode sigurie, duke e bërë transaksionin të shkojë në llogaritë e tyre.

Ai tregon se qytetarët mashtrohen edhe me mesazhe që informojnë për pakot e supozuara, ku për të marrë dërgesën kërkohet të dhënat personale.

Brumbulli bën thirrje për kujdes: “Fshini çdo mesazh ose email nga burime të panjohura që kërkojnë veprime urgjente, dhe mos jepni kurrë të dhënat e llogarisë bankare. Bankat nuk do t’ju kërkojnë kurrë numrin e kartës, PIN, kode sekrete ose fjalëkalime.” shpjegon për A2CNN.

Tre format kryesore të mashtrimeve online janë: oferta joshëse duke përdorur emra dhe marka të njohura, oferta të rreme nga dyqane të supozuara, dhe njoftime për pako që kërkojnë pagesë online me kartë.

Shoqata e Bankave apelon qytetarët të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo veprim të nxituar në internet, për të mbrojtur të dhënat dhe fondet e tyre.