Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ofensiva që zbuloi dobësinë e tiranisë
ukraine

Ofensiva që zbuloi dobësinë e tiranisë

 

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Depërtimi i beftë i njësive ushtarake ukrainase në rajonin e Kursk-it në Rusi ka ngjallur shumë befasi. Ky operacion mbetet më i madhi brenda territorit rus që nga invazioni rus në Ukrainë në vitin 2022. Sipas zyrtarëve ushtarakë të këtij shteti tashmë ushtria ukrainase kontrollon deri në 74 fshatra të këtij qyteti.

 

Ndonëse është herët të vlerësohet suksesi i këtij operacioni, megjithatë nuk ka dyshim se qëllimi tij mund të ketë dy efekte kryesore politike. Sipas Nataliya Gumenyuk, në shkrimin “Ukraine on the Offensive -How Kyiv’s Attack on Russia—and Successful Defense of Its Northern Flank—Has Changed the War”, ky operacion i lejon Kijevit, që ta ketë një pozicion më të fortë në procesin e negociatave të mundshme me Moskën. Madje, ajo mund të shfaqet më konfidente edhe para partnerëve të saj. Sepse edhe disa shtete perëndimore, ka kohë që i ka pushtuar një nervozë mbi vazhdimin e pafund të kësaj lufte. Dhe gjithnjë e më shumë janë shtuar zërat për një përfundim sa më të shpejtë të saj.

 

Në këtë mënyrë.,Ukraina dëshmoi se ka kapacitetete për të ndërmarr operacione ushtarake, madje edhe në sekret të plotë, përkundër omniprezencës se dronëve dhe satelitëve në fushën e betejës. Ndërkohë, presioni për negociata ishte shtuar edhe më shumë sidomos pas lojërave taktike të Putinit, se është i gatshëm të negocioi një marrëveshje armëpushimi të mundshëm. Mirëpo, siç pohon  kjo autore në fakt, lideri rus me këtë lëvizje dinake, vetëm synonte të shfrytëzonte  lodhjen perëndimore me këtë luftë, dhe ta nxiste dhe më shumë dyshimin për mbështetjen e saj, deri sa në anën tjetër vazhdonte përgatitjet për një sulm të shkallës së gjerë mbi qytetin e Kaharkiv-it. Prandaj, ky operacion po ashtu do të mund të ketë edhe një efekt tjetër, sepse mund t’i detyrojë trupat ushtarake ruse të ripoziciohen brenda territorit të saj.

 

Dyshimet se ky inkursion mund ta dobësojë ndikimin e brendshëm politik të Putinit janë ende të parakohshme. Pavarësisht faktit se siç pohon Walter Clemnes,  se ai dëshmojë dobësinë e tërë sistemit tiranik të Putinit. Madje ky autor këtë beteje e krahason me një të tillë që kishte ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërorë, ku trupat gjermane kishin pësuar kolaps në vitin 1943 pikërisht në këtë qytet. Mirëpo,tani situata është ndryshe. Sepse Ukraina nuk ka për qëllim ta ndërmarr një fushatë të tipit sikur operacioni Barbarosa, as ta pushtojë Rusinë. Ajo në këtë rast ka synimet tejet të kufizuara. Prandaj, ekziston mundësia që në këtë mënyrë që ky operacion mund edhe ta forcojë më shumë pozicionin  e Carit rus,  sepse në këtë mënyrë ai së bashku me korin e tij propagandisitik do ta përdorin  inkursionin në rajonin e Kursk-it, si legjitiminim të akuzave të tyre se nëpërmjet Ukrainës, shtetet perëndimore dhe NATO, synojnë ta pushtojnë  Rusinë. /Arbëria TV/

 Më shumë nga Afrim Kasolli 

 

 

Themes by WordPress