Rusia ka nisur zyrtarisht ofensivën pranverore kundër Ukrainës. Ushtria e Putinit lëshoi një sulm me dronë gjatë natës në rajonin e Odesës.
Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në zona të ndryshme. Disa persona kanë marrë ndihmë mjekësore nga plagët e marra. Në shënjestër të ushtrisë ruse përfundoi edhe rajoni i Herson. Raportohet për një person të vrarë dhe 8 të tjerë të plagosur nga sulmet e forcave të Putinit ndaj qytetit ukrainas me avionë lufte dhe artileri.
Autoritetet e Kievit akuzuan Moskën se ka goditur ndërtesa banimi, spitale, kisha dhe shkolla.
Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka rrëzuar me dhjetra dronë të lëshuar nga Ukraina në rajonet e saj kufitare. Gjithashtu, akuzon për shkelje të armëpushimit mbi infrastrukturën energjitike.