Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut, Dënimi i parë për Mirlind Dakun vjen nga klubi i tij rus, Rubin Kazan

Ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut, Dënimi i parë për Mirlind Dakun vjen nga klubi i tij rus, Rubin Kazan

Mirlind Daku merr ndëshimin e parë nga klubi i tij në Rusi. Rubin Kazan, ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë për futbollistin kuqezi thuhet në komunikatën zyrtare.

“Sulmuesi Mirlind Daku ka kryer thirrje ofenduese pas ndeshjes së EURO 2024 të ekipit kombëtar të Shqipërisë ndaj Kroacisë.

Klubi jonë merr përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. FC Rubin përfaqëson një ekip multinacional, dhe gjithmonë i përputhet parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar në mënyrë kategorike çdo formë diskriminimi aspo fyerje në bazë kombëtare, fetare apo racore.

Pas kthimit në ambientet e klubit, ndaj futbollistit do të aplikohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të mbahet gjithashtu me lojtarin në klub, për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit të Rubin Kazan.

UEFA ka hapur hetim për sulmuesin e kombëtares Mirlind Daku i cili më pas kërkoi falje publike duke thënë se ishte nën efektin e emocioneve kur ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut. Pas ndeshjes Kroaci 2-2 Shqipëri në Euro 2024, (19 qershor 2024) Daku mori megafonin dhe foli para Tifozave Kuq e Zi.

Powered by WordPress