Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ofendimet e presidentit Biden në rrethin e tij “privat” ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe presidentit Putin

Ofendimet e presidentit Biden në rrethin e tij “privat” ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe presidentit Putin

Përgaditi: Afrim Kasolli

Një nga dallimet kryesore ndërmjet presidentit aktual amerikan Joe Biden dhe ish-presidentit amerikan Barack Obama, deri sa i pari ishte zëvendës i të dytit, kishte të bënte edhe me qasjen e ndryshme qe këta kishin ndaj liderit të Rusisë Vladimir Putinit.

Këto detaje i ofron libri me i ri i gazetarit veteran, Bob Woodwar të titulluar War (Lufta) Përndryshe ky gazetar është i njohur edhe në zbulimin e aferës së njohur Ëatergate, skandal ky që rezultoi në dorëheqjen e ish-presidentit Richard Nixon

Me këtë rast, presidenti Biden e ka kritikuar mënyrën se si ish-presidenti Obama e kishte trajtuar invasionin rus në Krime ne vitin 2014, duke konkluduar se ky i fundit kurrë nuk e kishte marr seriozisht Putinin.

Ndërkohe, sipas presidentit Biden, lideri rus ishte simbol i të ligës dhe madje në një kohe ai besonte se Putini do t’i përdorte edhe armët bërthamore në luftën e Ukrainës.

Po ashtu, në libër ofrohen edhe të dhëna tjera se si drejtuesi i Shtëpisë së Bardhe, gjatë bisedave me rrethin e ngushte të tij, e cilësonte kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Për Bidenin, lideri izraelit ishte, si thuhet në gjuhen angleze “That son of a bitch, Bibi Netanyahu, he’s a bad guy. He’s a bad fucking guy”.

Ky libër që pritet te dalë në shitje me 15 tetor, shtjellon disa nga momentet kyçe të presidentit aktual dhe ekipit te sigurisë nacionale gjate menaxhimit të krizave ndërkombëtare, duke filluar që nga tërheqja katastrofale nga Afganistani, ballafaqimi me Putinin para invadimit te Ukrainës, e deri te betejat private me Netanyahun, shkruan CNN. /tvarbëria/

 

Powered by WordPress