Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Oda e mjekëve s’e di numrin e anëtarëve të saj që kanë probleme me ligjin

Oda e mjekëve s’e di numrin e anëtarëve të saj që kanë probleme me ligjin

Oda e Mjekëve të Kosovës ka thënë se nuk ka statistika që tregojnë numrin e anëtarëve të saj që kanë probleme me ligjin. Javën e kaluar një mjek që po dyshohet se sulmoi kolegun e tij, është një proces gjyqësor për një vepër tjetër penale

Një javë më parë, dy doktorë të Spitalit në Gjilan u përfshinë në një mosmarrëveshje ndërmjet vete.

Më pas, sipas të dhënave të Policisë, doli se kirurgu Luan Mustafa dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht, kolegun e tij, Arbër Morina.

E ky rast, nxori në pah edhe një anë tjetër.

Kirurgu Mustafa është në një proces tjetër gjyqësor, atë për marrje ryshfeti.

“Bazuar në evidencën penale të Gjykatës Themelore në Gjilan, i pandehuri Luan Mustafa nuk figuron që është i dënuar për ndonjë vepër penale. Ndërkohë, ju njoftojë se është në procedurë gjyqësore, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së)”, ka thënë Sabit Shkodra nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Raste të ngjashme ku mjekët janë në procese gjyqësore si të dyshuar për vepra të ndryshme penale, vlerësohet se ka goxha.

Por nga Oda e Mjekëve të Kosovës, thonë se numri i saktë nuk dihet.

“Ne nuk kemi mekanizëm për me pa a është bë ajo vepër a jo, derisa nuk ka një vendim të Gjyqësorit, nuk cilësohet sasia për nga numri por varet nga shkelja e veprës”, ka deklaruar Naser Gjonbalaj nga OMK.

Në rastet kur merret një vendim përfundimtar nga gjykata, Oda ka të drejtë t’ia marrë licencën mjekut përkatës.

Megjithëse ka pasur shpesh mjekë të përfshirë në raste gjyqësore, nuk një vendim i tillë nuk është marrë shpesh.

“Licenca merret në momentin e  fundit ku është tejkalu secila normë, qoftë e përkohshme ose e përhershme. Prej se ne operojmë si Odë është vetëm një rast që iu është ndalu profesioni, një mjeku nuk i është vazhdu licenca”, vijoi ai.

Dukagjini ka pyetur Shërbimin Spitalor Klinik Universitar për numrin e saktë të mjekëve që kanë lëndë nëpër sirtarët e gjyqësorit, mirëpo ky institucion nuk ka kthyer ende përgjigje.

Powered by WordPress