Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë bëjnë hapjen e punimeve të Kongresit të II-të Ndërkombëtar

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë bëjnë hapjen e punimeve të Kongresit të II-të Ndërkombëtar

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë sot (e premte) bënë hapjen e punimeve të Kongresit të II-të Ndërkombëtar të profesionistëve të kujdesit shëndetësor, me moton “Roli, rëndësia dhe sfidat në avancimin e praktikave profesionale të profesionistëve shëndetësorë”.

Kryetarja e Odës së Infermiereve, Nexhmije Gori , për EO ka thënë se për këtë organizim ka interesim të madh për pjesëmarrje edhe nga rajon e bota.

Gori ka shtuar se me pjesëmarrje fizike do të jenë mbi 1000 mysafirë, e mbi 10 mijë të tjerë do ta përcjellin online këtë kongrese.

Ajo ka thënë pjesëmarrës nga vendet e huaja që do të marrin pjesë janë nga Amerika, Finlanda, Italia, Turqia, Zvicra, Sllovenia, Maqedonia, Presheva dhe Shqipëria.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë do ta bëje hapjen solemne të kongresit të dytë ndërkombëtarë me moton “Roli, rëndësia dhe sfidat në avancimin e praktikave profesionale të profesionistëve shëndetësorë”. Në hapje do të ketë një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve, kësaj radhe kemi jashtëzakonisht interesim të madh edhe nga rajoni edhe bota”.

“Pjesëmarrës fizik i kemi deri 1000 ndërsa pjesa më e madhe është deri në 10 mijë përcjellja e kongresit do të bëhet edhe në mënyrë online për arsyeje se është një numër mjaft i madh i anëtareve dhe sigurisht që duke parë numrin kaq të madh të anëtareve të Odës nuk kemi mundësi që të gjithë të i vendosim në një vend për ta përcjellur atë. Kësaj radhe ja kemi mundësuar të gjithë anëtareve tanë ta përcjellin edhe online dhe përveç kësaj për herë të parë është duke organizuar një kongres me pjesëmarrje pa pagesë për të gjithë anëtaret e Odës infermierët mamive dhe profesionistëve shëndetësor”.

“Numri i pjesëmarrësve nga vendet është një numër të konsiderueshëm kemi pjesëmarrës nga Amerika, Finlanda, Italia, Turqia, Zvicra, Sllovenia, Maqedonia, Presheva dhe një numër i konsiderueshëm nga Shqipëria, Urdhëri Infermierisë,  Fakulteti i Tiranës nga Fakulteti i Shkodrës dhe nga Elbasani dhe gjithë Shqipëria”, ka thënë ajo. 

Ajo ka thënë se qëllimi i këtij kongresi është që të avancojmë sa më shumë anëtarët e Odës në avancimin e profesionit të tyre me fokus të veçant të pacienti.

“Ne jemi një organizatë profesionale dhe sigurisht që edhe kongresi e ka këtë moto dhe këtë qëllim që të avancojmë sa më shumë anëtarët tanë në avancimin e profesionit të tyre me fokus të veçanta të pacientin përball të cilën e kemi çdo ditë, dhe duke pasur parasysh trendët në zhvillim edhe teknologjinë ne do të ndajmë përvoja të ndryshme hulumtime të ndryshme edhe me koleg të tjerë nga rajoni dhe bota po edhe punime dhe prezantime nga vendi jonë”, ka thënë Gori.

Powered by WordPress