Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > OBSh: Çdo 10 minuta vritet një fëmijë në Gaza

OBSh: Çdo 10 minuta vritet një fëmijë në Gaza

Mesatarisht një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Gaza, tha një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke e quajtur situatën “ora më e errët e njerëzimit”.

“Ne po flasim, për pothuajse rreth 16,000 njerëz të vrarë, më shumë se 60% (janë) gra dhe fëmijë dhe më shumë se 42,000 njerëz të plagosur”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze, në një konferencë shtypi të OKB-së në Gjenevë të martën.

Peeperkorn shtoi: “Mesatarisht një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Gaza. Unë mendoj se në këtë kuptim ne jemi afër orës më të errët të njerëzimit”.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim të qëndrueshëm”, kërkoi ai.

Gaza, tha ai shkoi nga 3,500 shtretër spitalor në “ndoshta shumë më pak” se 1,500 tani dhe theksoi se enklava e rrethuar nuk mund të përballojë asnjë humbje tjetër të shtretërve spitalorë pasi nevojat shëndetësore po rriten.

/TV Arbëria

Powered by WordPress