Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet

OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet

Që nga miratimi i Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (FCTC) njëzet vjet vjet më parë, prevalenca e pirjes së duhanit ka rënë me një të tretën në mbarë botën dhe tani ka treqind milionë duhanpirës më pak sesa do të kishte nëse prevalenca do të kishte mbetur e njëjtë.”

Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë Asamblesë së Botërore të Shëndetësisë që po zhvillohet në Gjenevë.

Vitin e kaluar, “Bregu i Fildishtë, Gjeorgjia, Republika Popullore Demokratike e Laosit dhe Omani futën paketimin neutral, Vietnami ndaloi cigaret elektronike dhe produktet e duhanit me ngrohje”.

Përmes partneritetit tonë me iniciativën Fermat pa Duhan, “kemi ndihmuar më shumë se nëntë mijë fermerë duhani në Kenia dhe Zambi të kalojnë nga kultivimi i duhanit në kultivimin e farërave të pasura me hekur”.