Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > O’Brien për marrëveshjet Kosovë-Serbi: Moszbatimi i tyre, mundësi e humbur për të dyja palët

O’Brien për marrëveshjet Kosovë-Serbi: Moszbatimi i tyre, mundësi e humbur për të dyja palët

Ndihmëssekretari amerikan, Jim O’Brien ka thënë se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura, është mundësi e humbur për të dyja palët.

Ai në një koment në platformën X, thotë se takimet e djeshme të Josep Borrellit, me Kurtin e Vuçiqin, theksonin mundësitë sesi palët duhet të riangazhohen për të trajtuar problemet në kuadër të dialogut.

”Takimet e sotme të Josep Borrellit me Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtin, nënvizonin se si palët duhet të riangazhohen për të trajtuar problemet dhe për të ndjekur mundësitë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE. Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”.