Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > O’Brien: Nëse ne nuk trajtohemi si partner, nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere

O’Brien: Nëse ne nuk trajtohemi si partner, nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.