Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Objekte sportive e stadiume të reja si asnjëherë më parë, thotë Kurti për mandatin e ardhshëm

Objekte sportive e stadiume të reja si asnjëherë më parë, thotë Kurti për mandatin e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky mandat i tij ka qenë mandat i reformës ligjore dhe institucionale në sport.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shpërndarë një postim të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ai tha se në mandatin e ardhshëm (nëse rizgjidhet kryeministër) do ketë objekte sportive e stadiume të reja të futbollit si asnjëherë më parë.

“Ky mandat ka qenë mandat i reformës ligjore dhe institucionale në sport, i konsolidimit të infrastrukturës sportive, i nismave e projekteve përmes së cilave sporti zhvillon shoqërinë dhe shtetin. E mandati i ardhshëm do të na pret me objekte sportive e stadiume të reja të futbollit siç nuk i kemi pasur asnjëherë, në shërbim edhe të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Puna vazhdon, përditë, për sportin, sportistët, sportdashësit”, ka shkruar Kurti.

 

 

Powered by WordPress