Nxënësi 17-vjeçar mund të shihet duke vrapuar drejt mësueses, e cila kthehet dhe e dallon sulmuesin para se ai ta shtyjë në dysheme.
Nxënësi më pas e godet vazhdimisht me grushte e shkelma brenda shkollës së mesme “Matanzas” në Palm Coast, raporton nypost.
Disa punonjës të tjerë që ishin dëshmitarë të sulmit brutal erdhën me vrap dhe e larguan djalin nga mësuesja, e cila u dërgua me urgjencë në një spital lokal. Ajo pritet të shërohet nga plagët e marra.
“Siguria dhe mbrojtja e nxënësve dhe stafit tonë është e një rëndësie të madhe për ne. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet lokale si pjesë e këtij hetimi”, thonë zyrtarët e Shkollës së Qarkut Volusia.
Ndryshe, adoleshenti iu është dorëzuar Departamentit të Drejtësisë për të Mitur dhe është akuzuar për dhunim fizik.
/TV Arbëria