Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nxënësi hedh gaz lotsjellës në shkollë

Nxënësi hedh gaz lotsjellës në shkollë

Një nxënës në fshatin Kqiq të Madh në Mitrovicë të premten ka hedhur gaz lotsjellës në shkollë.

Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj të Kosovës dhe i dyshuari.

Policia e ka iniciuar rastin si “përdorim i armës” dhe ka intervistuar atë e dy dëshmitarë.

“Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë 17.03.2023-11:31. Është raportuar se i dyshuari mashkull nga Kosova- nxënës ka hedhur gaz-lotsjellës (sprej) në ambientin e shkollës. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë meshkuj të Kosovës dhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

/TV Arbëria