Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Nxehet fushata në Himarë, Rama i përgjigjet PD-së: Përpjekje e dëshpëruar, shihemi në gjyq

Nxehet fushata në Himarë, Rama i përgjigjet PD-së: Përpjekje e dëshpëruar, shihemi në gjyq

Dy ditë nga zgjedhjet e së dielës, temperaturat e fushatës në Himarë janë rritur. 

Demokratët kanë intensifikuar sulmet  në adresë të  Edi Ramës dhe familjarëve te tij për përvetësimin e 224 mijë metra katrorë tokë në fshatin Vuno përmes pushtetit.

Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël.

Përgjigjen mbi sulmet e demokratëve të cilët  heqin një paralele me rastin e dosjes “Partizani” për të cilën Sali Berisha është në arrest shtëpie, Rama zgjodhi ta japë krah  kandidatit të tij për Himarën Vangjel Tavo, me të cilin synon të  mundë opozitën.

“Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre!”, tha Rama.

Më pas ai shtoi: “Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë”.

Në reagimin e tij kryeministri sqaron se trashëgimtarët e pronave ne Vuno  përfshi edhe të stërgjyshi të tij  nuk  i kanë marrë ende certifikatat e pronësisë.

 

Themes by WordPress