Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Nvidia mposht Apple si kompania e dytë më e vlefshme në botë

Nvidia mposht Apple si kompania e dytë më e vlefshme në botë

Nvidia ka mposhtur Apple duke u bërë kompania e dytë publike më e vlefshme në botë.

Bëhet e ditur se çmimi i aksioneve të prodhuesit të mikroçipave me Al është rritur më shumë se 3 trilionë dollarë.

Vetëm Microsoft është kompania më e vlefshme e listuar, ndërsa Apple ka rënë në vendin e tretë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, aksionet e Nvidia u rritën për 5 për qind së fundmi, me një aksion që tani kushton 1,224 dollarë.

Ndërsa, një vit më parë, aksioni i saj kishte një çmim prej 386 dollarëve.

Kohët e fundit kompania vlerësohej me 1 trilion dollarë më pak se tani, por interesi për të u rrit pasi ajo njoftoi për “një ndarje të aksioneve”.

Një lëvizje e tillë do të rrisë numrin e aksioneve të disponueshme, në mënyrë që më shumë njerëz të investojnë.

Ndryshe, Nvidia e themeluar në vitin 1993 në Kaliforni të SHBA-së për vite me radhë ka zhvilluar mikroçipa dhe tani është futur në garë për integrimin e Al-së në produktet e saj.

Themes by WordPress